Skënder S. Kapiti

Skënder S. Kapiti: Jo vetëm politika e drejtësia, por edhe mediat e shoqëria civile janë të korruptuara e të kriminalizuara

Asgjë pothuajse nuk ka ndryshuar në Shqipëri që nga rënia e komunizmit pasi:

1-natyra e politikës dhe e pushtetit kanë ndryshuar por vetëm si fasadë, sepse, edhe sot pushteti e politika janë autokratike, antipublike, të korruptuara dhe të kriminalizuara, ndërsa për sa u përket mashtrimeve, gënjeshtrave, korrupsionit dhe spekulimeve të të gjitha llojeve sistemi i sotëm pseudodemokratik ia ka kaluar edhe komunizmit.

 2-Sistemi i drejtësisë është monopol i politikës dhe i shërben asaj., pra drejtësia është politike, dhe ashtu  si politika, edhe Drejtësia është e korruptuar dhe e kriminalizuar. Pra, ashtu sikur nuk është parë dhe as nuk është bërë deri më sot ndëshkimi dhe dënimi i krimeve të komunizmit  nga e njëjta politikë aktuale vazhdimësie e komunizmit, dhe si e tillë, kjo politikë nuk ka as dëshirë dhe as vullnet për ta bërë dekriminalizimin as të politikës paskomuniste, dhe as për zbatimin e Reformimit të Drejtësisë dhe të shoqërisë, dhe as integrimin evropian të Shqipërisë..

3- Mediat e sotme  nuk kanë ndonjë ndryshim të madh nga mediat e komunizmit; dhe as shoqëria civile e sotme nuk ka ndryshim nga shoqatat, organizatat e punëtoreve, të pionerëve,  të rinisë , të gruas, të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, bashkimet profesionale të diktaturës, ndaj atyre që në diktaturë quheshin dhe që ishin rrypa të transmensionit të komunizmit dhe të politikës së partisë; ndërsa shoqëria civile, organizimet dhe shoqatat e ndryshme edhe më të shumta në numër  sot dhe me emra tërheqës, a nuk janë dhe a nuk funksionojë si vegla dhe instrumente të partive politike, të pushtetit dhe të parasë.

 Pra, në Shqipëri nuk ka demokraci por ka dhe u krye në vitet 1990 thjesht një zëvëndësim sistemi apo pushteti; të zëvëndësimit të komunizmit me demokracinë mashtruese.

Këtë shkrim po e filloj me atë se cfarë vlerësoni Raporti i këtij viti i Departamentit Amerikan të Shtetit që mbulon vitin 2016, i cili thekson se: Shqipëria është bazë e krimit të organizuar, pikë e rëndësishme e trafikimin ndërkombëtar të drogës, vënd ku pastrohen lehtë paratë dhe ku sundon korrupsioni i  shfrenuar. Do të ishte mjaftueshëm vetëm ku fakt për të vërtetuar titullin e këtij shkrimi pasi një situatë e tillë kaq e rëndë vjen prej  falimentimit  të shtetit dhe prej korrupsionit të pushtetit, politikës, drejtësisë, mediave dhe të shoqërisë civile.

 Kjo kohë e sotme do të shënohet në histori si epoka e kriminalizimit të politikës, e eksodit dhe sidomos e kanabizimit të Shqipërisë me pasoja të rënda jo vetëm për Shqipërinë si imazh shumë i keq për të, por edhe si një kërcënim për Europën, pasi Shqipëria është bërë epiqendër e rëndësishme jo vetëm për kultivimin por edhe për trafikimin ndërkombëtar të drogës.

 Për politikën dhe për drejtësinë  është stërfolur dhe shkruar shumë tashmë si të kriminalizuara dhe të korruptuara, por të tilla, si ato, janë edhe mediat dhe shoqëria civile të cilat janë mercenarë të parasë së pisët, korrupsionit dhe të krimit , dhe pra janë mercenarë  të politikës dhe të pushtetit të kriminalizuar dhe të korruptuar.

 Prandaj Shqipëria SOT gjendet në një krizë të thellë politike, juridike, shoqërore, mediatike dhe morale  gjithinstitucionale, gjendje e cila  ka ardhur si pasojë e korrupsionit dhe kriminalizimit të politikës, drejtësisë, shoqërisë civile, ekonomisë dhe të medias.Kur korruptohet dhe kur  kriminalizohet politika dhe pushteti, pra sistemi  politik në një shtet,  atëhere procesi i kriminalizimit zhvillohet  si një reaksion zinxhir duke u kriminalizuar edhe drejtësia, intelektualizmi si dhe shteti e shoqëria dhe pa përjashtuar në asnjë mënyrë edhe mediat.

 Në demokraci mediat dhe shoqëria civile konceptohen, lindin  dhe organizohen që të funksionojnë si të pavarura dhe si rezistencë kundër padrejtësive të shtetit, pushtetit, politikës dhe kundër krimit e korrupsionit .

Por, në Shqipëri ato SOT janë realisht vetëm fasada mashtruese sepse përgjithësisht ato u sherbejnë atyre, PRA, POLITKES SE KRIMIT dhe  KORRUPSIONIT, dhe nën rrogoz ato janë të lidhura dhe të varura prej tyre.

Edhe propagandën për tolerancën, humanizmin dhe solidaritetin mediat dhe shoqatat e ndryshme qytetare në Shqipëri e kanë vetëm fasadë pasi me shumë djallëzi ato manipulojnë shoqërinë dhe i shërbejnë  vetëm politikës së pushtetit prej nga ato sponsorizohen dhe korruptohen.

 Dhe kur shoqëritë qytetare dhe mediat, kur shumë prej tyre sillen kështu, ato pra bëjnë mbrojtjen e krimit dhe të korrupsionit dhe nuk zhvillojnë luftën kundër tyre; por luftën dhe mbrojtjen e qytetarëve nga korrupsioni, krimi, papunësia dhe varfëria  e kanë vetëm si propagandë , si dhe pa nguruar që edhe haptazi dhe sidomos nëpër botë  ato bëjnë avokatinë dhe reklamën, justifikimin e mbulimin e pushtetit dhe të politikës së krimit dhe të korrupsionit.

 Mediat në Shqipëri përgjithësisht vijojnë trashëgiminë e varësisë politike dhe ideologjike ndaj pushtetit dhe  zor se mund të gjendet ndonjë prej tyre si e pavarur. Edhe lexuesi, shikuesi apo vëzhguesi më i thjeshtë nuk e ka aspak të vështirë për ta konstatuar përkatësinë,  servilizmin dhe mercenarizmin politiko-partiak dhe materialist edhe të atyre të të ashtuquajturave apo më sakt të atyre si të  vetëquajtura medie shtypi dhe të atyre vizive si  të pavarura, të cilat ua kalojnë servilizmit dhe shërbimit politik shumë herë edhe gazetave  që janë organe zyrtare të partive politike, pra gazetave të partive.

Ashtu si shumica e mediave shqiptare , edhe shoqëria civile egziston e organizuar vetëm formalisht pasi ajo është copëzuar në disa organizime shoqërore përrreth kryetarëve vulëmbajtës të cilët i shërbejnë herë këtij dhe herë atij pushteti si servilë e sahanlëpirës sa për ndonjë lëmoshë dhe interes të ulët personal; të cilët spekulojnë dhe mashtrojnë me numrin e rrejshëm të antarësisë së shoqatës, klubit apo sindikatave inegzistente ashtu sic bëjnë edhe klanet e  dhjetra partive  politike, klanet mediatike dhe korporata korruptive e drejtësisë .

Shqipëria mund të jetë vëndi shëmbullor tipik i servilizmit dhe i mercenarizmit mediatik dhe shoqëror që  mashtrojnë shoqërinë dhe manipulojnë informacionet dhe opinionin, dhe në sajë të  këtij fakti dhe shërbimi që ato i bëjnë politikës, pushtetit e parasë së ryshfetit dhe asaj të pisët ato janë bërë edhe aktorë ekonomik dhe politik korruptiv  të fuqishëm ashtu sikurse edhe sistemi politik dhe ai gjyqësor në Shqipëri; gjë  e cila do të thotë pra se shoqëria shqiptare këcënohet jo vetëm nga politika e keqe dhe e kriminalizuar, jo vetëm nga gjyqësori politik i kriminalizuar por edhe nga media dhe  pseudoshoqatat e shoqërisë civile të korruptuara  dhe  të kriminalizuara njësoj si ato, në shërbim të rolit të mercenarit që pronarët mediatik dhe liderët e shoqërisë civile luajnë.

Pra, nëse Ligji i për Dekriminalizimin e Politikës dhe Reforma në Drejtësi do pastrojnë politikën dhe gjyqësorin atëhere duhet edhe një reformë mediatike dhe sociale apo një VETING mediatik dhe të shoqërisë civile për dekriminalizimin dhe për dekorruptimin edhe të tyre, por sidomos të mediave.

Në demokraci përvec ligjit, atë duhet ta ruajnë edhe media kritike, reale, e lirë dhe e pavarur.

 Mirëpo vetë mediat , shumica e tyre spekulojnë shumë në emër të lirisë së shtypit dhe të demokracisë aq shumë sa ato janë bërë pushteti i katërt i korruptuar duke u bërë kështu edhe kërcënim për shoqërinë me manipulimin që bëjnë me informacionet, programet dhe emisionet  e situra, të seleksionuara dhe të parapëlqyera dhe të parapërgatitura prej tyre dhe te dirigjuara nga deshira dhe vullneti i pushteti politik qe qeveris.

 Mediat janë bërë në përgjithësi si institucione intrigash, prapaskenash, trillimesh dhe thashethemnajash prej milionerëve politikë  parazitarë e materialist; prej  pronarëve të  tyre parazitë dhe manipulatorë, të cilët , kanë neveri dhe urrejnë ndershmërinë, realen, të vërtetën , të drejtën, patriotizmin si dhe individët e shquar si të tillë e që janë të padëshirueshëm për mediat e këtilla; media të cilat ua mbyllin atyre gazetat dhe ekranet e TV-ve.

 Mediat kanë degraduar nga misioni fisnik që ato duhet të kryejnë, kanë devijuar nga roli opozitar ndaj pushtetit dhe të padrejtësive.

 Ato janë bërë paterica të parasë dhe të pushtetit si dhe vegla të pushtetit si mjete opozitare kundër opozitës politike dhe asaj shoqërore. Kursi i tyre shkon  në një kah dhe në një linjë me pushtetin dhe me politikën. Pra shumica e mediave në Shqipëri dhe në Kosovë janë materialiste dhe politike.

 Përvec kësaj mediat po luajnë një rol negativ shumë të madh në helmimin e opinionit edhe  me kulturën e pornografisë, drogës, krimit, bixhozit  dhe të mashtrimit që ato paraqesin, organizojnë dhe që përhapin nëpër faqet e gazetave dhe nëpër lajmet, emisionet, filmat dhe nëpër koncertet e këngëve të lakuriqësisë dhe nëpër humoret banale që ato paraqesin. Pra shumë media, madje ato që kanë bërë emër  janë bërë spekullantë të mëdhenj duke manipuluar me shoqërinë, me politikën, me lirinë, demokracinë, moralin, pushtetin, paranë  dhe me të vërtetën duke u bërë kështu një kërcënim real për shoqërinë dhe për moralitetin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …