Ministri i Jashtëm I Shqipërisë, Ditmir Bushati është në një vizitë në SHBA me ç’rast do të realizoj disa takime në Senatin dhe në Dhomën e Përfaqësuesve amerikan. Ai I filloj takimet me senatorin Chris Murphy, anëtar i Komisionit të posaçëm për Evropën,më të cilin diskutoj për zhvillimet e fundit në rajon, rëndësinë e partneritetit strategjik në mes të Shqipërisë dhe SHBA-ve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe reformës në drejtësi. Thuhet se, ministri Bushati e njoftuar senatorin për angazhimin “dinamik dhe konstruktiv” të Shqipërisë për stabilitetin në rajon, kontributin e saj në luftën kundër terrorizmit, si dhe me ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit në BE. Ndërsa, senatori Murphye vlerësoi angazhimin e Shqipëria në këto fusha, si dhe siguroi për vijimin e pranisë së SHBA-së në Evropën jug-lindore. Kurse në takimin me kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme, Ed Royce dhe kongresmenin Eliot Engel, është biseduar për avancimin e procesit të reformave që duhet të ndërmarrë Shqipëria e sidomos reformës në drejtësi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …