Institucionet komunale vazhdojnë të përkujdesen për shëndetin oral të fëmijëve

Është në vazhdim e sipër faza e dytë e projektit shëndetësor për kontrollimin sistematik të shëndetit oral të nxënësve në shkollat e Komunës së Mitrovicës. Ekipi i Stomatologjisë të QKMF-së, aktualisht është duke i kontrolluar nxënësit e Shkollës së  Mesme të Ulët “Eqrem Çabej”.

Ekipi i stomatologëve të QKMF-së me përkushtim është duke i kontrolluar nxënësit dhe duke i këshilluar ata se si duhet të përkujdesen për shëndetin e tyre oral.

Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë në Mitrovicë, Vlora Haxhimehmeti, tha se mjekët në përgjithësi po tregojnë profesionalizëm dhe gatishmëri të lartë për të bërë punën e vet ashtu si duhet. Ajo ripërsëriti se stomatologët vazhdojnë të konstatojnë sëmundje të dhëmbëve tek  nxënësit, andaj Drejtoria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, duhet të ndërmarrin masa sa më parë, në mënyrë që të përmirësohet shëndeti oral tek ata që janë konstatuar sëmundje, si dhe të parandalohen ato tek të tjerët.

Drejtoresha e  shkollës, Remzije Alidemaj, u deklarua se është shumë e kënaqur me punën  që po bëhet  për të mbrojtur shëndetin  nxënësve, andaj edhe falënderoj komunën e Mitrovicës dhe QKMF-në  për realizmin e këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …