Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, është takuar me shefin e zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, Lubomir Batary, të cilit i tha se FSK me kënaqësi ka ndërmarrë iniciativën për riparimin e memorialit kushtuar ushtarëve të Sllovakisë, të cilët patën humbur jetën në një fatkeqësi ajrore pas përfundimit të misionit në Kosovë. Gjatë këtij takimi Gjeneral Rama u shpreh se forca që e drejton ai është e përkushtuar për ruajtjen e vlerave të vendit tonë, po ashtu me të njëjtën gatishmëri dhe përkushtim përkujdeset edhe për ruajtjen e vlerave të popujve, të cilët kanë kontribuar për lirinë dhe paqe tek ne. Ndërsa ambasadori Batery, në emrin e tij personal dhe në emër të Forcave të Armatosura të Sllovakisë dhe të popullit sllovak falënderoi komandantin e FSK-së, për angazhimin dhe kujdesin e treguar në përkujtim të jetës dhe veprës së ushtarëve sllovakë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …