Në Kaçanik mjekët polak vazhdojnë të bëjnë diagnostifikimin e sëmundjeve parazitare tek fëmijët e moshave 6 – 15 vjeç

Ekipi mjekësor nga i Instituti i Epidemiologjisë dhe Mjekësisë Tropikale në Varshavë i prirë nga profesori kolonel Krzysztof Korzenieëski, ka dorëzuar rezultatet e analizave për 1867 fëmijë të moshave 7-15 vjeç për sëmundjet parazitare të sistemit tretës tek Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik Nejazi Ilazi. Ekipi i mjekëve polak kishte marrë mostrat për të gjithë nxënësit e kësaj grupmoshe të shkollës në Biçec, Dubravë, në Kaçanik në të dy shkollat, Bob dhe Kovaqec. Nga 1867 fëmijë, në bazë të analizave 10 % apo 186 nxënës kanë të paraqitura sëmundjet e parazitëve. Ekipi mjekësor nga i Instituti i Epidemiologjisë dhe Mjekësisë Tropikale në Varshavë, do të vazhdojë nga dita e mërkurë shpërndarjen e barnave për të gjithë nxënësit e shkollave te testuara më parë, me qëllim të shërimit dhe parandalimit të paraqitjes së parazitëve tek fëmijët.

Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Arsimit dhe Kulturës Enver Kamishi, i cili e vlerësoi këtë aktivitet nga ana e KFOR-it polak, duke shpresuar se një aktivitet i tillë do të ndikoj edhe në sensibilizimin e shoqërisë për mirëmbajtje higjienike. Mjekët polak janë shprehur se shkëmbimi i eksperiencave mes tyre dhe mjekëve kosovar, do të shërbejë për të vazhduar programin diagnostikues në të ardhmen, ndërsa theksuan se veprimtari të tilla ndikojnë pozitivisht në krijimin dhe mirëmbajtjen e një lidhje të drejtpërdrejtë midis forcave të KFOR-it dhe institucioneve vendore dhe komuniteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …