Një ish ushtar serb, ka rrëfyer për krimet që nanë kryer serbët kundër shqiptarëve të Kosovës, vrasjet, dhunimet, plaçkitjet, mbulimi trupave të të vrarëve në varreza masive. Ai gjatë luftës në vendin tonë ka qenë snajperistit. Në emisionin “Pa rrotlla”, ka pohuar dhe është betuar me jetë se ka qenë dëshmitar kur me një kamion ushtarak serb janë dërguar mbi 150 kufoma të shqiptarëve në Leshak të Mitrovicës, pastaj janë varrosur aty dhe ai që i ka groposur kufomat ka qenë me eskavator, kanë qenë mbi 150 apo 160 kufoma. Me tutje ka rrëfyer se në vitin 1998-1999 është detyruar me forcë nga eprorët e tij që të vrasë shqiptarë, por thotë se nuk ka mundur ta bëjë këtë. Njeri ndër këta gjeneralë që më ka urdhëruar për vrasje ka qenë Vekoslav Vukiçeviq. Ushtari serb ka treguar për aksionet kundër shqiptarëve që i kanë zhvilluar në çdo vend të Kosovës grupi i njohur si ”Çakallet”. Ata kanë vrarë edhe serbë, për t’i mbetur pastaj përgjegjësia shqiptarëve, ka deklaruar ish-ushtar serb.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …