leoni

Begaj priti në takim pune zyrtarët e CIMIC-ut (KFOR) italian

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur, në një takim pune, zyrtarët e njësisë së KFOR-it italian, CIMIC, përkatësisht udhëheqësin e kësaj njësia, Ricardo Pace, i cili ishte i shoqëruara edhe nga përgjegjësit e njësisë së KFOR-it zviceran, LMT në Malishevë. Begaj e Pace, biseduan për bashkëpunimin mes komunës dhe CIMIC-ut. Kryetari Begaj, pasi i falënderoj për vizitën, i njoftoi ata për Komunën e Malishevës, popullatën, zhvillimin, situatën socio ekonomike, arsimin dhe për mundësit që ofron Malisheva, sidomos në fushën e bujqësisë. Ndërsa për situatën e sigurisë, Begaj tha se “jemi rajoni më i qetë në vend, dhe rajoni me më së paku probleme në fushën e sigurisë së përgjithshme”. Edhe udhëheqësi i CIMIC-ut italian, Ricardo Pace, e konfirmoi se Malisheva është një rajon i qetë në fushën e sigurisë së përgjithshme, pasi këtë e konfirmojnë edhe organet përgjegjëse, ndërsa vlerësoi lartë bashkëpunimin e komunës së Malishevës më KFOR-in italian. Ushtaraku Pace, ka konfirmuar se shumë shpejt, CIMIC-u italian, do të ndihmoj një shkollë me kompjuter, për kabinet të informatikës, pasi paraprakisht e kishte marrë këtë kërkesë nga ana e drejtorit të arsimit në Malishevës, Avdi Morina dhe kjo kërkesë është drejt realizimit. Begaj dhe Pace, vlerësuan lartë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe u zotuan për vazhdimin e këtij bashkëpunimi mes organeve të KFOR-it dhe Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …