Majlinda Bregu: Johanes Hahn nga dërgoi një kumt, që për të keq tonë i drejtohet, absolutisht, direkt PD-së

“Bregu thyen Bojkotin duke shkuar në Kuvend”, reagon deputetja

Deputetja nga Partia Demokratike e Shqipërisë, Majlinda Bregu ka reaguar sot pas një lajmi në disa media se ajo ka thyer bojkotin duke shkuar në Kuvend. Për mes një postimi ajo ka sqaruar së ka shkuar për ta takuar në zyrë zv.ministrin e jashtëm estonez, ndërsa i kërkon medias të bëhet me serioze. Të dashur miq e ish miq e hiç miq të medias, po banalizoni të vërtetën! Dhe kjo është kriza juaj, jo e imja! Një sqarim për lajmin “Bregu thyen bojkotin duke shkuar në Kuvend”. E fundit gjë që mund t’i bëj vetes është ta lejoj të viktimizohet nga disa gazetarë, kalemxhinj, thashethemexhinj, injorantë politikë e gjithë shpurën e këtij soji. Ku doni të dilni me këtë lajm që me që kam takuar dje zv. Ministrin e jashtëm Estonez në zyrë, paskam thyer bojkotin?! Cilin bojkot?! Ka ndonjë bojkot për të zhvilluar takime pune?! Ka ndonjë bojkot për takime me ndërkombëtarë?! Apo duhet t’i bëjmë takimet në kafe?! Pse nuk bëtë lajm për thyerje bojkoti kur takuam në KUVEND bashke me koleget Paloka e Spaho, znj. Mogherini?! Të dashur miq e ish miq e hiç miq të medias, bëhuni seriozë.  I keni lejuar boll vetes të jeni kontributorë reale e me peshë në prodhimin e lajmeve të gënjeshtërta. Ky lavazh truri, kjo trallisje e cektësi që ka kjo shoqëri sot, është edhe në saje të punës tuaj të palodhur për të përfolur në vend të të folurit, për të gjykuar në vend të të menduarit, për të orientuar mendime e veprime kallëp. Siç i doni ju siç i gjykoni ju! Po banalizoni të vërtetën! Dhe kjo është kriza juaj, jo e imja! Shqipëria sot është vendi i njëqind krizave. Por më e rënda është verbëria morale e ligësia e fshehur pas parimeve që po trimëron kanibalët e gjuhës, gaztorët e oborreve të pushtetit dhe këta heronjtë e falsifikimit të përditshëm, qofshin politikanë, gazetarë apo biznesmenë”, ka theksuar Bregu.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …