Njoftojmë opinionin e gjere publik se KPMM është institucioni i vetëm për licencimin e aktiviteteve minerare në Republikën e Kosovës. KPMM, funksionin e vete e ushtron sipas Ligjit për Miniera Minerale Nr.03/-163 respektivisht Ligjit Nr.04/L-158 për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit bazik, si dhe ligjeve relevante. Pra, licencimi i kompanive minerare behet konform dispozitave të ligjeve të cekura dhe pëlqimeve nga institucionet relevante. Andaj me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik KPMM deklaron se ndërmarrja “A.GJ.A.” Sh.p.k ka aplikuar për bartje te kontrollit ne përputhje me Ligjin për Miniera dhe minerale, si dhe KPMM ka shqyrtuar kërkesën dhe pasi është konstatuar se kërkesa është ne përputhje me Ligjin për Miniera dhe Minerale, Bordi i KPMM-se ka aprovuar bartjen e kontrollit me te cilin ndërmarrja “Altair Resoursces” është bashkëpronar me ndërmarrjen “A.GJ.A.” Sh.p.k për licencë të hulumtimit për vendburim M-1 (minerale metalike). Fusha e hulumtimit është Crepulë dhe gjendet në Komunat Skenderaj dhe Zubin Potok.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …