Mbrëmë, persona të panjohur kanë sulmuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Kabashi, i cili kishte shoqëruar me veturë sekretarin organizativ, Dardan Molliqaj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’, te banesa e Dardan Molliqajt, ku aktivisti Kabashi e ka lënë atë dhe po kthehej në veturë. Ai është goditur me shufra metalike, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime trupore dhe tani gjendet në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Po ashtu, këta persona e kanë kërcënuar aktivistin Kabashi dhe i kanë thënë që të mos e shoqërojë më asnjëherë Molliqajn, gjë që tregon se sulmi ka motive politike dhe është sulm ndaj sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …