Përfaqësuesit e familjeve të personave të pagjetur e kanë quajtur diskriminues Ligjin duke kërkuar ndryshimin e tij nga fillimi deri në fund. Ata akuzuan institucionet se nuk po bëjnë asgjë për kategori, madje po e përbuzin që 17 vjet pas luftës kategorinë me të ndjeshme të shoqërisë kosovare. Gjatë diskutimit për ndryshimin e Ligjit për Persona të pagjetur në Komisionin për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, përfaqësuesi i familjarëve nga Mitrovica, Bajram Qerkini ka deklaruar se ky ligj që nga fillimi ka qenë diskriminues.
