Sot mund të merr fund kriza politike, në Maqedoni

Sot mund të merr fund kriza politike, në Maqedoni

Sot duhet të vazhdojë takimi koordinues i përfaqësuesve të grupeve parlamentare Maqedoni për konfirmimin e propozimit për krijimin e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve që mund t’i jap fund krizës politike të krijuar në vend. Në marrëveshje, me VMRO-DPMNE-në do të jetë gjashtë anëtarë në Komision, LSDM pesë, ndërsa BDI dhe BESA do të përfaqësohen me nga një anëtar. Takimi koordinues pritet të filloi rreth orës 11. Në vazhdimin e djeshëm u vendos të shtyhet për sot. Përfaqësuesit e grupeve parlamentare mbeten në qëndrimet e tyre paraprake prandaj nuk është arritur progres në bisedat për kryetar të Komisionit. Sipas Rregullores së Kuvendit, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve zgjidhet në seancë konstituive të Parlamentit me propozim të së paku 10 deputetëve, ndërsa përbërja e tij duhet të sigurojë përfaqësim adekuat të deputetëve nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend. Pastaj ky Komision ose të paktën 20 deputetë mund të propozojnë kandidat për kryetar të Kuvendit, ndërsa propozues mund të jetë edhe ndonjë deputet. Komisioni përbëhet prej 12 anëtarëve dhe kryetarit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …