Thaçi takohet me Delawien, thotë se Ushtria do të bëhet

Thaçi takohet me Delawien, thotë se Ushtria do të bëhet

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ambasadorin SHBA-ve, Greg Delawie. Ai ka bërë me dije se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndryshuar dhe se do të vazhdojnë të jenë gjithmonë të shkëlqyera. Ndërsa për FSK-në ka thënë së ajo do të bëhet ushtri.  “Definitivisht Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen – me ndryshime kushtetuese ose me ligj. Unë mbështes angazhimin për ndryshime kushtetuese, por në të njëjtën kohë nuk lejoj që të mbesim peng i disponimit të Beogradit, e as të tre-katër individëve që ta mbajnë pezull apo ta pengojnë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Askush nuk mund të vërë veto mbi themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ky është vullneti i dy milionë qytetarëve të Kosovës, është vullneti i të gjitha partive politike, i të gjitha institucioneve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …