Instituti EdGuard: Ndikimi i peshës së çantave te fëmijët ka nxitur debat dhe shqetësimin e prindërve

Instituti EdGuard: Ndikimi i peshës së çantave te fëmijët ka nxitur debat dhe shqetësimin e prindërve…

Në konferencën e mbajtur sot nga Instituti EdGuard u paraqitën të gjeturat nga hulumtimi “Ndikimi i peshës së çantave tek fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta”. Ndikimi i peshës së çantave tek fëmijët ndër vite ka nxitur debat dhe shqetësimin e prindërve, mësimdhënësve dhe akterëve të tjerë të përfshirë. Në vazhdimësi është ankuar për ndikimin që pasha e çantave ka në shëndetin e fëmijëve. Ky hulumtim për herë të parë sjell të dhëna empirike rreth peshës së çantave tek fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Të gjeturat e hulumtimit konstatojnë që pesha e çantave të fëmijëve të ciklit fillor dhe të mesëm të ulët është mesatarisht 4.3 kg, dhe paraqet 14% e peshës së tyre të trupit, kundrejt 10% të normës së rekomanduar.  Të gjeturat tregojnë që në vecantëti fëmijët e ciklit fillor, të klasave 1-5, janë më të prekur, me peshën e cantës deri në 16% të peshës së trupit. Fëmijët kalojnë mesatarisht 10-15 minuta ecje nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas, dhe vetëm 33% e tyre, ndonjëherë asistohen në bartje të cantës, nga prindërit apo kujdestari. Raporti konstaton që pesha e madhe e cantës nuk mund të ketë ndonjë implikim serioz apo afatgjatë në shëndëtin e fëmijëve. Mirëpo, mbingarkesa e cantës është faktorë i drejtpërdrejtë në lodhjen dhe dhimbje momentale të shpinës tek fëmijët, që ndikojnë në përcendrimin e tyre në procesin mësimor. Fëmijët më së shumti ankohen për dhimbje shpine, 37%, dhe dhimje krahrori 34%. E rëndesishme, përtej peshës së cantës, raporti konstaton mungesë të theksuar të aktivitetit fizik në mesin e fëmijëvë, e që paraqet shkaktar për shumë probleme me shëndetin e tyre. Raporti, ndër të tjera, rekomnadon në intervenim të menjëhershëm në infrastrukturë në shkolla, funksionalizimin e dollapeve; si dhe rishikimin përmbatjësor të teksteve shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …