Përkujtohen dëshmorët e 24 marsit të vitit 1999, të rënë në Zonën Operative të Llapit

Përkujtohen dëshmorët e 24 marsit të vitit 1999, të rënë në Zonën Operative të Llapit

Në 18-vjetorin  e rënies së dëshmorëve të kombit të ZOLL të UÇK-së,  Sabit Rrahimi, Bedri Ahmeti, Fatmir Selmani, Hamdi Sejdiu dhe Ragip Ademi më 24 mars do të mbahen manifestime përkujtimore.  Në këtë ditë kur forcat e NATO-së filluan bombardimet ndaj caqeve serbe në të gjitha frontet e luftës u zhvilluan beteja të ashpra në të cilat ranë edhe shumë dëshmorë të kombit. Kështu Sabit Rrahimi, shef i shërbimit informativ pranë  Brigadës 152 “Shaban Shala” ra heroikisht në fshatin   Buzëllap (isj Dobërdol) derisa ishte në frontin  e luftës për të penguar forcat serbe që të depërtojnë nga fshati livadhi (ish Dumnicë). Bedri Ahmeti, komandant kompanie pranë  Brigadës 151 “Zahir Pajaziti” ra në fshatin e lindjes në Llapashticë ku ishte gjatë tërë luftës, ndërsa dëshmorët Fatmir Selmani, Hamdi Sejdiu ranë në Tashefc në afërsi të kufirit Kosovë – Serbi prej nga tentonin të depërtojnë forcat serbe që të hyjnë në Kosovë. Po aty një ditë më vonë ra edhe dëshmori Ragip Ademi.  Në shenjë përkujtimi për këta dëshmor do të bëhen  homazhe, vendosen kurora lulesh në vendet e rënies dhe pranë varreve të tyre në Gegaj (ish  Dobratin),  Llapashticë, Repë dhe Ahishtë (ish  Zhiti). Në këto manifestime përpos familjarëve të dëshmorëve , përfaqësueseve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarëve  të dëshmorëve pritet të marrin pjesë  edhe shumë  liridashës tjerë nga  Llapi e më gjerë. ( M . K . )

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …