Sot bëhen 18 vjet nga fillimi i fushatës së bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

Sot bëhen 18 vjet nga fillimi i fushatës së bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

Sot mbushen 18 vite nga fillimi i sulmeve ajrore kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë. Rreth orës 19:45 të datës 24 mars të vitit 1999 aeroplanët e NATO-s i hedhën bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë. Siç dihet urdhrin për fillimin e bombarduese e kishte dhënë Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai cili po atë natë i është drejtuar popullit të tij me një fjalim historik , duke thënë së e ka dhenë këtë urdhër si mundësi e vetme për ta ndaluar luftën, krimet dhe spastrimin etik që është duke e bërë Serbia në Kosovë. “Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë Clinton. Sulmet ajrore kundër forcave serbe kanë vazhduar deri me 11 qershor kur u arrit marrëveshja e Kumanovës, që ndryhet njihet si kapitullimi i Milllosheviqit. Përndryshe kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga themelimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …