Duke kujtuar 18 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, ndaj caqeve serbe, kryetari, Hashim Thaçi ka vlerësuar se me intervenimin e NATO-s po mbyllej kapitulli i fundit i terrorit shekullor të Serbisë në Kosovë. Në këtë datë ndryshuan edhe librat e historisë evropiane. Për herë të parë, bota u bashkua për ta ndalur gjenocidin. Sot kujtojmë të gjithë ushtarët e NATO-s që humbën jetën gjatë bombardimeve dhe shërbimit në Kosovë, por edhe nderojmë aleatët tanë që e përmbushën premtimin për lirinë tonë, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi në adresën e tij elektronike, facebook.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …