Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Gjilan sot me rastin e 170 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vdekjes së heroit të kombit Idiz Seferi, mbahet tribunë shkencore kushtuar këtij heroi me temë: “Idriz Seferi – një jetë për Shqipëri (1847-1927)”. Me ç’rast do të paraqitën me anë të kumtesave 19 studiues nga të gjitha trojet shqiptare ku do të trajtohet figura e Idriz Seferit nga gjenealogjia e familjes, orët e para të veprimtarisë së armatosur, ngritja e Idriz Seferit në personalitet prijës në Lëvizjen Kombëtare, kryengritjet e armatosura të viteve 1908-1912, Beteja e Kaçanikut, qëndresa ndaj pushtuesve serbë e bullgarë 1912-1927 dhe deri në momentet e fundit të jetës së tij. Personaliteti dhe veprimtaria e Idriz Seferit do të pasqyrohen në të gjitha dimensionet politike, ushtarake, shoqërore dhe kulturo-arsimore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …