Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Lini të vdekurit rehat ndër varre!

… Kryetari i Degës së Tretë të LDK-ës në Prishtinë, Haki Borovci, me rastin e një date të caktuar të themelimit të LDK-ës, tha se ka folë me Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova!…

Shumë nga mediat, po edhe nga anëtarët e LDK, z. Borovci e morën për të çmendur, këtë paraqitje të tij e morën si budallallëk, si lajthitje, tallje apo shkarje etj. Jo, unë e besoj këtë bisedë që ai ka bërë me të ndjerin!, kjo ide e shkëlqyer e z. Borovci, për të biseduar me elektoratin e vdekur, është një gjetje e shkëlqyer e tij në shërbim të këtij subjekti politik.

 Elektorati i vdekur i këtij subjekti, është ndër më të mirët. Ata nuk kërkojnë as punë, nuk kërkojnë as kushte tjera, ky subjekt votën e tyre  e ka të sigurt (si edhe në të kaluarën), ku në listat votuese, janë gjetur jo pak votues të vdekur me të drejt vote!… vota këto, nga të cilat kanë përfituar LDK, PDK e subjekte tjera! Kjo nuk është risi, kështu që z. Borovci me këtë rast, ka zbuluar më shumë se një strategji të politikës moderne që do të bënë një fushatë shumë të qetë, krejt transparente me elektorat të vdekur. Madje, nuk do të ketë as një ekses dhe do të jetë partia e parë në Kosovë, ku në saje të elektoratit të vdekur do të shënoj fitore bindëse dhe pa eksese!

Për këto zgjedhje të projektuara nga z. Borovci, propozoj që ky anëtare së bashku me Kryeministrin aktual dhe zotin Beqiri, të jenë kryetarë të Këshillit Zgjedhor të LDK-së, që do kërkonin votën nga elektorati i vdekur!… Duke dëgjuar për këtë, ” u mblodhën të vdekurit”, dhe iu drejtuan Kryesisë së Këshillit zgjedhor të LDK-ës , me fjalët:

” A pak na e keni luajtur t’ëmë sa kemi qenë gjallë, prapë keni ardhë e nuk po na lini rehat ndër varre!”…

Këtë gjest e madhor të z. Borovci e përshëndeten të gjithë përfaqësuesit Diplomatik në Kosovë. z. Borovci i bënë pritje dhe i thanë:

” Nëse mund të merremi vesh me të vdekurit disi, se me të gjallët në Kosovë kush nuk po mund të merret vesh!”…

Parti politike, lini të vdekurit rehat ndër varre, mos bëni më të tilla marre!…

24.03 2017

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …