Është kujtuar djegia e kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga serbët nëpërmjet fotografive

Është kujtuar djegia e kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga serbët nëpërmjet fotografive

Në hapësirën e kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është hapur ekspozita e autorit Parim Kosova, ku nëpërmjet fotografive tregohet djegia e këtij kompleksi nga ushtria, policia dhe paramilitarët serb në mars të vitit 1999.  Drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha në hapje të ekspozitës tha se shkatërrimi i këtij objekti ishte më shumë se krim. “Përmes kësaj ekspozitë e fotografive ekziston baza e mjaftueshme për ta ngritur një padi ndaj personave që e kanë kryer këtë vepër makabër mbi trashëgiminë tonë historike“, ka thënë Hoxha. Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja tha se serbët janë mashtruar së shqiptaret nuk zhdukën dot. “Dora gjakatare e okupatorit serb, pikërisht natën e fillimit të bombardimeve, ia vunë zjarrin këtij simboli të artë të historisë tonë kombëtare, mendja e tyre se me këtë veprim do të zhdukin çdo gjurmë të qenies shqiptare, u mashtruan sepse asnjëherë kombi shqiptar nuk u zhduk dhe nuk do të zhduket, do të jetoj për jetë e mot në trojet e veta etnike”, u shpreh Muja. Autori i ekspozitës, Parim Kosova tha se pas luftës e bërë padi në Tribunalin e Hagës por ende nuk është marrë në konsideratë ajo. “Kallëzimi penal është bërë ndaj 11 personave që dogjën dhe shkatërruan monumentin më të çmuar të shqiptarëve, por fatkeqësisht Tribunali as edhe sot nuk ka filluar të merret me çështjen e kësaj padie, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …