Gjatë kremtimit të përvjetorit të 28-të të Degës së LDK-së në Prizren, kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka ritheksuar se Kosova duhet ta themelojë Ushtrinë vetëm në koordinim me faktorët ndërkombëtarë. “Ne kemi sfidë themelimin e ushtrisë së Kosovës. Do ta themelojmë atë, por dëshirojmë që këtë themelim ta bëjmë në bashkëpunim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe faktorin ndërkombëtar dhe kjo assesi nuk nënkupton mos qëndrueshmërinë tonë në themelimin e ushtrisë, sepse ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë në mënyrë që t’i shfrytëzojmë të gjithë hapat që ushtrinë ta themelojmë në pajtim në partnerët strategjikë”, deklaroi Mustafa. Ndërsa për liberalizimin e vizave që së fundi është përfolur së po ndërlidhet më votimin e demarkacionit me Malin e Zi ai ka thënë: “ata që kanë ndërtuar kauzë kundër votimit të demarkacionit, kundër kësaj marrëveshjeje, po të ju jepet rasti, do ta votonin atë. Problemi nuk është që është marrëveshje e dëmshme apo jo, problemi është që dikujt po i pengon shkaku i meritave. Kjo marrëveshje duhet të votohet sot, sepse kjo i nevojitet më së shumti qytetarëve të Kosovës, liberalizmi i vizave, lëvizja e lirë e qytetarëve”, ka theksuar kryeministri Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …