Në prani të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve sot në Pemishtë të Skenderajt janë përkujtuar katër dëshmoret e këtij fshati Ajet Beqiri, Mustaf Qorri, Shukri Qorri dhe Isuf Sadikaj. U vlerësua lartë vepra dhe sakrifica me sublime – e jetës së tyre, për çlirimin e Kosovës. Këta dëshmorë kanë kontribuar shumë gjatë luftës, që prej themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më konsolidimin e radhëve të saj dhe i kanë dal në mbrojtje popullatës civile dhe në fund u bën gur themel i lirisë së atdheut, theksuan të pranishmit në këtë përvjetor. Fillimisht janë bërë homazhe tek vendi i rënies së tyre timave, pastaj është organizuar një program kulturorë nga nxënësit e shkollave fillore me poezi e recitale të përgatitura për ndër të veprës së tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …