Zoran Zaev lideri i LSDM-së e ka kundërshtuar ofertën e VMRO-DPMNE-së për të formuar një qeveri pa shqiptarët me ndihmën e votave të partisë së Gruevskit. Ai ka thënë për media, së Gruevski është duke i nxitur qytetarët drejtë konflikteve ndëretnike dhe së kjo ofertë është e rrezikshme dhe do të shkaktonte sistem federal në Maqedoni. “Megjithatë qeveria do të krijohet dhe do funksionoj në të mirë të qytetarëve. Mos dhashtë Zoti që të krijohet ndonjë konflikt ndëretnik ose intraetnik, pastaj nuk na duhet as qeveria as shteti, mjaft pak jemi edhe më tepër të ndahemi”, ka deklaruar Zaev.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …