leoni

Suhareka ka përkujtuar  rreth 600 viktimat civile të luftës së fundit

Me një Akademi përkujtimore, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Financave Avdullah Hoti, Komuna e Suharekës ka përkujtuar  rreth 600 viktimat civile të luftës së fundit në Kosovë, në mesin e të cilëve edhe 70 qytetarë që u vranë me 26 mars të vitit 1999. Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Suharekës Rexhep Kuçi, para familjarëve të  atyre që humbën më të dashurit dhe pjesëmarrësve tjerë, në mes tjerash ka thënë: “Këtu e 18 vite më parë, në Komunën e Suharekës, fallangat serbe, të udhëhequra nga një regjim kriminel, bëri atë që vetëm një regjim me gjene shoviniste mund ta bënte. Masakroi, vrau dhe preu njerëz të pafajshëm, fëmijë, gra e pleq, të rinj e të reja, vetëm e vetëm se ishin  shqiptar”. Ai më tej ka shtuar se “Në Komunën e Suharekës janë mbi 500 viktima civile, rreth 10 mijë objekte banimi të djegura dhe të shkatërruara, janë gjetur 6 varreza masive, si dhe shumë ekonomi familjare janë shkatërruar” Në këtë Akademi u përkujtua edhe profesori i Fakultetit teknik, Mr. Hajdin Berisha, kolegë të të cilit kishin ardhur për ta përkujtuar atë, madje ata kanë sjellë edhe disa ekzemplarë me librin e tij te cilin e kishte përgatitur për botim, por që nuk kishte arritur ta bënte. Në emër të familjarëve të viktimave civile ka fol, i mbijetuari i Masakrës, Gramoz Berisha, që ishte shumë i qartë në kërkesat e tij:” Ne vijmë çdo vit këtu me shumë të njëjta, me mallin e njëjtë, sepse ai nuk ndryshon në çdo vit, çdo muaj dhe çdo ditë është  i njëjtë, vetëm sa rritet. I kemi tri pyetje që na përsëriten:”Çfarë ndodhi, kush e bëri dhe ku janë trupat?!” Po bëhen dy dekada që ne presim normalizim, sepse është normale të na tregojnë, të na përgjigjen në tri pyetjet që po i bëjmë”.

Gjatë Akademisë, u bë publike vendimi për emërtimin e Bibliotekës së qytetit me emrin e prof. Hajdin Berisha, vendimin e Asamblesë për këtë e morri njëra nga motrat e Hajdinit.

Pas Akademisë përkujtimore, delegacione të ndryshme në shenjë kujtimi dhe respekti kanë vendosur kurora me lule pranë lapidarit të viktimave civile dhe tek vendi ku janë masakruar anëtarët e familjes Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …