Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, me anë të një postimi e ka komentuar fjalimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, në Konventën e Tetë të kësaj partie që është mbajtur në ditën e diele. “Se kuptova dje se a është ndërruar partia apo çka ka ndodhur, sepse të gjitha ato që premtonte Kadria i premtonte Thaçi më 2007-ën, pas dhjetë vjet po na tregon Kadria se ka zero tolerancë ndaj korrupsionit i cili lulëzoj në qeverisje të PDK-së. Se di a e kapërcej rreshtin në lexim e sipër a harroj t’i premton kosovarëve udhëtim pa viza për të dhjetën vjet më radhë”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …