leoni

KIPRED: FSK, institucioni më i besueshëm në Kosovë

KIPRED: FSK, institucioni më i besueshëm në Kosovë

Për të pestën herë me radhë, FSK është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë. “Instituti Kosovar  për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave KIPRED”, para mediave bëri prezantimin e matjeve të opinionit publik kosovar të periudhës 15 nëntor 2016 deri me 15 shkurt 2017,  për institucionet e sigurisë në vend. FSK rezulton se është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë 3.74. Kurse në vlerësimin e drejtuesve të institucioneve të sigurisë, ministri i MFSK-së Haki Demolli është vlerësuar me shkallën më të lartë 2.88. “Këto vlerësime janë pasqyrim i rezultateve të  punës së palodhshme  dhe të përkushtuar të të gjithë pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e MFSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …