Bordi i Drejtorëve në Skenderaj ka mbajtur takimin e radhës

Bordi i Drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga nënkryetari Fadil Nura ka mbajtur takimin e radhës në të cilin ka diskutuar për: nivelin e të hyrave komunale, ridestinimin e të hyrave për vitin 2016, përgatitjet për shënimin e 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës, fillimin e punimeve në projektet e infrastrukturës, vazhdimin e eliminimit të deponive ilegale të mbeturinave, fillimin e procesit të rindërtimit kadastral edhe për katër zona kadastrale dhe për efikasitetin e administratës komunale.

Bordi ka diskutuar edhe çështje të tjera aktuale dhe të rëndësishme për qytetarët e Skenderajt. Punimet në disa projekte infrastrukturore kanë nisur, ndërsa në shumicën e projekteve punimet do të nisin javën e ardhshme.

Në objektin e ri të shkollës së Çirezit, në hapësirat e QKMF-së dhe në projektin e trotuarit në Llaushë, punimet tashmë po zhvillohen me intensitet të shtuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …