Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bashkërisht me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbajtën konferencë me temën “Standardet e sigurisë dhe cilësisë ushqimore dhe bujqësisë organike”. Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi tha se është me rëndësi që produktet të jenë cilësore dhe të sigurta. Ndërsa marrëveshja e MSA-së ka hapur një kapitull si një mundësi për eksportin e prodhimeve të vendit. Krasniqi theksoi Qeveria e Kosovës dhe ministria që ai e drejton janë të përkushtuara për me thek parësor që të kemi ushqime të sigurta. Ndërsa drejtoresha e BERZH-it në Kosovë, Elena Petrovska, tha se bujqësia luan një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, dhe se sipas saj ky sektor është punëdhënësi më i madh në Kosovë. Gjithashtu ajo tha se bujqësia dhe produktet e ushqimeve ende nuk kanë arritur kualitetin që të konkurrojnë në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …