Masakra e Izbicës mësim për tragjedinë dhe krenarinë e kombit tonë

Masakra e Izbicës mësim për tragjedinë dhe krenarinë e kombit tonë

Në Izbicë të Skenderajt u shënua 18 vjetori i masakrës, ku në këtë vend janë masakruar rreth 150 banorë të kësaj ane dhe fshatrave përreth me datën 28 mars të vitit 1999. Kjo masakër vlerësohet të jetë njëra ndër krimet më mizore dhe me të mëdha që kanë bërë forcat serbe ndaj kombit tonë në luftën e fundit. Para familjarëve të viktimave dhe të pranishmeve të tjerë foli nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, i cili  tha se lufta solli lirinë por bashkë me të solli edhe dhimbjen për humbjen e me të dashurve tanë. Ai theksoi se në këtë ditë i përkujtojnë të rënët e kësaj ane që dhanë shumë për lirinë e vendit dhe shprehu përkushtimin e komunës që të punojnë për idealin e atyre që ranë lirinë e Kosovës. Në emër të OVL të  UÇK-së foli Xhavit Jashari i cili tha se Izbica është shkolla se si duhet ta mësojmë historinë, masakra e Izbicës është dhe do të jetë mësimi i tragjedisë, por edhe krenarisë tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …