leoni

Pjesëmarrja në “Forum Alpbach” mundësi për edukim të mëtejmë të të rinjve nga Kosova

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka pritur në takim Eva Elizabeth Michlits, sekretare e parë dhe konsulle e Ambasadës së Austrisë në Kosovë dhe Shkumbin Asllani, koordinator i zyrës Initiative Group Alpbach Kosovo.

Temë diskutimi në takim ishte koordinimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Alpbach Kosovo për mbështetjen e të rinjve të Kosovës me bursa për t’i dërguar për pjesëmarrje në “Forum Alpbach” që do të mbahet këtë vit nga 16 gushti deri më 1 shtator. Organizimi i këtij forumi bëhet në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë.

Përfaqësuesja e Ambasadës së Austrisë, Michlits, e informoi zëvendësministrin Hoti se forumi, i cili do të mbahet në Tiroll të Austrisë, për temë bosht do të ketë “Konfliktin dhe Bashkëpunimin” dhe në programin e tij do të përfshijë simpoziume për shëndetësi, arsim të lartë, teknologji, drejtësi, politikë, ekonomi, tregun financiar, ndërtim të mjedisit dhe simpozium për kulturë.

Fillimisht, zëvendësministri Hoti, në emër të ministrit Kujtim Shala, përmes përfaqësueses së Ambasadës, e falënderoi për ndihmën e ofruar nga Republika e Austrisë për ndërtimin e demokracisë në Kosovës, konkretisht për fushat që mbulon MKRS-ja.

Hoti u shpreh se ky forum do të jetë në interes të të rinjve dhe është një rast shumë i mirë për të përzgjedhurit nga Kosova për të marrë pjesë në Austri. Ai tha se MKRS-ja do të ofrojë përkrahjen e plotë në këtë drejtim e cila vlerësohet edhe si një mundësi për të rinjtë e Kosovës të edukohen edhe më tej dhe të marrin përvoja të reja në fushat të cilat përbëjnë interes për ta.

Ndër temat tjera që u diskutuan, ishin mundësitë e bashkëpunimit në projekte konkrete të përbashkëta dhe shkëmbime përvojash në fushat e kulturës, rinisë, sportit e trashëgimisë mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …