Themeluesja e partisë Alternativa njëherësh kryetare e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë për gazetën “Epoka e re” me ç’rast ka thënë se koalicioni qeverisës PDK-LDK është jo efikas ngase i ka lënë padorësh problemet e rëndësime të qytetarëve të Kosovës. “Koalicioni është marrë vetëm me demarkacionin dhe asociacionin. Pajtohem që demarkacioni me Malin e Zi është i rëndësishëm, por nuk pajtohem që duhet të marrë gjithë këtë hapësirë kohore dhe gjithë këtë peshë në raport me zhvillimin ekonomik, papunësinë, luftimin e korrupsionit dhe sundimin e rendit dhe ligjit”, është shprehur ajo. Kryetarja e Gjakovës ka thënë se partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë kanë dështuar të krijojnë një konsensus politik për temat të cilat nuk do të duhet të ishin ndarëse, por bashkuese. “E njëjta gjë është edhe me krijimin e ushtrisë dhe temat e tjera që po përdoren si kartë politike”, është shprehur Kusari-Lila.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …