Paga mesatare në Kosovë ende është në intervalin në mes 130 deri 400 euro, për dallim nga deputetet që i marrin pesëfish më shumë pagë mujore rreth 1500 euro, por gëzojnë edhe të drejta shtesë materiale për çdo aktivitet të tyre. Për dy seanca gjatë muajit, ata i marrin 240 euro. Kurse për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare, fitojnë shtesa prej 160 eurosh. Duke pasur parasysh së pensionistet e moshës i marrin me pak së 80 euro ndërsa pensionistët kontribut-pagues marrin prej 140 deri në 240 euro në muaj, pagat e larta të deputetëve në një vend të varfër, siç është Kosova janë të papranueshme dhe po kundërshtohen nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ekspertët e çështjeve ekonomike.
