Thaçi paralajmëron edhe kompromisin e fundit, më të madhin, faljen e veriut të Kosovës, Serbisë

Reagon Thaçi, bllokimi i rrugëve është bllokim i rrugëve të Kosovës në botë

Kryetar i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një ka reaguar ndaj bllokimit të disa rrugëve të vendit nga qytetarët, për shkak të paralajmërimit të vizitës të një delegacioni nga Serbia për fushatë në shtetin tonë. “Bllokimi i rrugëve brenda në Kosovë është bllokim i rrugëve të Kosovës në botë. Kjo qasje është tërësisht e papranueshme, sepse liria e lëvizjes, liria e tubimit, liria e mendimit politik dhe liria e shprehjes janë të garantuara me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës. Këto vlejnë për çdo qytetar të Kosovës dhe askush nuk do të lejohet që t’i cenojë këto të drejta, pa marrë parasysh dallimet në bindje e qëndrime. Nga logjika e bllokimit të rrugëve, sikurse ndodhi sot në disa qytete të Kosovës, më së shumti përfitojnë ata që nuk ia duan të mirën shtetit tonë. Institucionet shtetërore duhet ta garantojnë mbrojtjen e këtyre lirive për secilin qytetar”, ka theksuar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …