Sot në kompleksin memorial të fshatit Beleg përkujtohen 49 martirët e rënë 18-vjet më parë

Sot në kompleksin memorial të fshatit Beleg përkujtohen 49 martirët e rënë 18-vjet më parë

Sot në kompleksin memorial të fshati Beleg do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh për 49 shqiptarët e masakruar 18-vjet më parë nga forcat ushtarake e policore serbe. Në kuadër të kësaj dite do të promovohet libri i dytë “Rrëfime për Masakrën e Belegut” e autorit Endrit A. Binakaj. Kjo  është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat serbe, të cilët më 1999, filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe të Belegut. Kjo hakmarrje mbi popullatën civile ndodhi pasi një ditë më parë policia e ushtria  serbe kishin pësuar humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kritikon Albin Kurtin, në refuzimin e tij për t’ u paraqitur në Prokurorinë Speciale

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kritikoi kryeministrin Kurti, i cili refuzoi të paraqitet para …