U nënshkruan kontratat në mes IADK-së komunës së Mitrovicës dhe fermerëve të kësaj komune

Bazuar në marrëveshjen për bashkëpunim në mes IADK-së  dhe Komunës së Mitrovicës  të datës 23.02.2015-2018 për bashkëfinancimin  e projekteve  në investimet direke në sektorin e bujqësisë, janë nënshkruar të mërkurën  kontratat në mes  të fermerëve të Mitrovicës dhe këtyre dy akterëve.

Përfitues të këtij projekti ishin gjithsej 11 fermerë, ku 10 nga ta përfituan  mbështetje për kultivimin e mjedrës në sipërfaqe prej 2.000 metra katrorë, ndërsa 1 fermer përfitoj pajisjet për pompimin e ujit me energji solare.

Projekte këto që  kapin shumën afro 30.000 euro.

Të pranishëm gjatë nënshkrimit të kontratave ishin drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim në komunën e Mitrovicës, Nasuf Aliu, përfaqësuesi i IADK-së Skender Fejzullau si dhe përfituesit.

Drejtori Aliu, me këtë rast ka falënderuar IADK-në dhe veçanërisht drejtorin Bunjaku për këtë bashkëpunim kaq të rëndësishëm për fermerët e Mitrovicës, me ç’rast theksoj se ky bashkëpunim i ndërsjellët do të vazhdon edhe në të ardhmen, pasi që sipas drejtorit Aliu, falë IADK-së në komunën e Mitrovicës janë realizuar  shumë projekte të rëndësishme të cilat kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e kushteve në ekonomit bujqësore dhe shtimin e interesimit të fermerëve për tu marrë me bujqësi.

Po ashtu drejtori Aliu, ritheksoj se Komuna e Mitrovicës së bashku me IADK-në pritet të zhvillojnë edhe projekte të tjera deri në vitin 2018  me bashkëfinancim.

Vlen të theksohet se projekte e tilla  gjenerojnë të hyra për familjet e përfituesve dhe njëkohësisht janë prezentë si produkte vendore në tregun tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …