Prokurorët e Shtetit janë të vendosur në forcimin e sundimit të ligjit, ka thënë të enjten kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, gjatë një takimi me ambasadoren e Francës në Prishtinë, Didier Chabert. Kryeprokuroi, potencoi se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe veprave tjera penale. Gjithashtu ai kërkoi nga prokuret e tjerë që të më të përkushtuar. Ndërsa, ambasadorja Chabert, shprehu gatishmërinë e vendit të saj për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të prokurorëve, duke i trajnuar ata në fusha të ndryshme. Lumezi e vlerësoj lartë këtë vullnet të shtetit francez dhe falënderoi ambasadoren Chabert për përkrahje.
Kontrolloni gjithashtu
Koalicioni për Familjen mbajti fushatën elektorale me atmosferë triumfuese në Prishtinë
Koalicioni për Familjen e mbajti fushatën elektorale me një atmosferë triumfuese dhe fishekzjarre në lagjen …