Filloi ndërtimi i urës mbi lumin Mirusha

Në kuadër të ndërtimit të rrugës unazore, e cila kalon mbi lumin Mirusha, ka filluar ndërtimi i urës mbi këtë lum. Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të urës mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bashkë me drejtorët e disa drejtorive komunale, punë kryesi dhe qytetarë të tjerë.

Ndërtimi i urës, ka rëndësi të madhe, jo vetëm për shkak të kësaj rruge unazore, por edhe për të gjithë banorët e qytetit të Malishevës, pasi banorët e disa  lagjeve nuk kanë nevojë të kalojnë nëpër qendër të qytetit, për të shkuar nga lagjja në lagje, por tani do të lëvizin më shkurt dhe më shpejt.

Përndryshe, sipas drejtorit te urbanizmit, Ahmet Morina, kjo urë ka një gjatësi prej 17 metrave dhe një lartësi prej mbi shtatë metrave, ndërsa i tërë projekti i ndërtimit të urës dhe rrugës unazore, ka një shumë prej rreth 140 mijë euro dhe financohet nga buxheti komunal i Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …