Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se e ka parë hendekun e thellë mes asaj çka duan qytetarët dhe asaj çfarë bëjnë politikanët në debatet e tyre shterpe në ulëset e Kuvendit, në Qeveri, ose në studiot televizive. Sipas ky hendek qenka krijuar, sepse politikanët kanë pushuar së dëgjuari popullin. Por “Partia Demokratike e Kosovës do të jetë partia që dëgjon qytetarët tanë dhe veprimet tona do të vendosen nga nevojat e tyre. Unë e kuptoj se cilat çështje shqetësojnë njerëzit e këtij vendi. Ata duan një lidership që do të krijojë vende pune, që do të rrisë sektorin e bujqësisë, dhe që do të fuqizojë të rinjtë dhe gratë tona për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në zhvillimin e shtetit tonë”, ka thënë Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …