Në një intervistë për “Epoka e re”, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Afrim Hoti ka thënë se shumë shpejt do të ketë ecje përpara në drejtim të krijimit të ushtrisë, ngase këtë të drejt nuk mund t’ia mohoj askush Kosovës. “Administrata amerikane i përkrah ndryshimet kushtetuese për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Më pozitivja në këtë drejtim është se as ShBA-ja, as NATO-ja dhe asnjë partner tjetër serioz i Kosovës nuk është kundër krijimit të ushtrisë. Këtu po flitet vetëm për procedurën apo rrugën që duhet të ndiqet. Unë jam shumë i lumtur që tashmë institucionet tona dhe administrata amerikane kanë gjetur konsensusin për këtë çështje dhe e shoh shumë shpejt ecje në këtë drejtim”, ka thënë Hoti. Ai ka theksuar se pika e nisjes dhe mbarimit të tregimit për një shtet sovran është se ai shtet duhet ta ketë ushtrinë. “Këtu besoj nuk kemi dilema as ne, as miqtë tanë ndërkombëtarë”, është shprehur Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …