Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Jonuz Musliu, u ka bërë thirrje shqiptarëve, që t’i bojkotojnë zgjedhjet për kryetar të Serbisë, më 2 prill. Ai ka thënë për agjencinë “Beta” se po e bën këtë thirrje për arsye se asnjëri prej kandidatëve në programin e tij nuk ka treguar interesim për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Serbi. “Thirrja për bojkot nuk u është drejtuar vetëm mbështetësve të Lëvizjes për Progres Demokratik, por të gjithë shqiptarëve, pasi këtë thirrje e kam bërë si kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve”, ka theksuar Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …