Me homazhe në vendin e masakrave dhe në varrezat e martirëve, është përkujtuar masakra më e madhe në Malishevë, ajo e Burimit, ku u vranë e u masakruan 42 civilë, kryesisht të fshatrave Dragobil dhe Astrazup, si dhe banorë te fshatrave të Therandës. Me këtë rast, homazhe kanë bërë, familjarët dhe të afërmit e të vrarëve, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, zyrtarë të qeverisë komunale, anëtarë të Kuvendit të Komunës dhe zyrtarët të të gjitha subjekteve politike në Malishevë. Kuvendi në mbledhjen e sotme të rregullt, ka mbajtur një minutë heshtje, në nderim të të gjithë të vrarëve në këtë masakër. Masakra e Burimit,është masakra më e madhe në Komunën e Malishevës. Më 31 mars të vitit 1999, janë vrarë, janë djegur, e më pas janë masakruar 42 civilë, disa prej tyre edhe sot e kësaj dite nuk janë identifikuar. Për këtë krim të organizuar, edhe sot pas tetëmbëdhjetë viteve nuk është dënuar askush dhe nuk është ngritur asnjë padi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …