Kanë filluar punimet për ndërtimin e Stacionit Policor në Shtime, projekt ky i financiar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ndërsa lokacionin për ndërtimin e këtij objekti e ka ndarë Kuvendi i Komunës së Shtimes.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Shtime Enver Avdyli tha se ky projekt ka qenë i nevojshëm dhe se do të krijojë kushte më të mira për punë dhe kushte për funksionim më efikas për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në shërbim të qytetarëve. Ai theksoi se objekti përmbush standardet e një objekti modern, përfshin një hapësirë me sipërfaqe prej 800m2, ndërsa konsiderohet se vlera e objektit të arrij shumën e investimeve prej rreth 300 mijë eurove.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …