Indrit Cara la Londrën për të rënë dëshmor në Gallushë

Me një Akademi Përkujtimore, Komuna e Suharekës, të premten ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Indrit Cara – Ushtar Kavaja. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj ka thënë se “Indrit Cara, la Londrën për të rënë dëshmorë në Gallushë. Atë e kam njohur si një djalë i ri, i qetë dhe shumë trim. Indriti e njihte shumë mire edhe lëmin e shëndetësisë sepse interesohej shumë në ambulancën ushtarake se sa dhe cilat barëra i kemi. Ne e njiheshim vetëm si Ushtar Kavaja, kurse më vonë e kuptuam se ishte pasardhës i një familje shumë patriotësh si Mustafë e Dervish Cara”. Ndërsa në emër të Brigadës 123, ka fol gjenerali i FSK-së, Gëzim Hazrolli: “Indriti i dha shpirt lirisë, i dha shpresë rinisë, si në  Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri për ta ndërtuar shtetin dhe mbrojtur atë me çdo kusht, ai ishte ndër shtyllat kryesore të Luftës sonë çlirimtare, u bë shembull për ushtarët e UÇK-së se si duhet punuar, luftuar dhe dashur atdheun”Në vendin e rrënjës, në Gallushë janë bërë homazhe dhe janë vendosë buqeta me lule

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …