Nënkryetari Nura dhe Ministri Bajrami nënshkruan aneks-marrëveshje për përfundimin e ndërtimit të shkollës së Çirezit

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Qyqavicës” në Çirez vitin e ri shkollor do ta nisin në objektin e ri dhe modern të shkollës. Kjo do të ndodh pasi ky projekt pritet të përfundojë në qershor të këtij viti.

Më qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të këtij projekti të rëndësishëm për fëmijët e këtij lokaliteti të Skenderajt, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami kanë nënshkruar aneks-marrëveshje për finalizimin e punimeve dhe lëshimin në funksion të objektit të ri të shkollës “Dëshmorët e Qyqavicës”.

Më rastin e nënshkrimit të kësaj aneks-marrëveshjeje nënkryetari Nura është shprehur shumë i kënaqur për faktin që ky objekt do të përfundojë para verës. Ai theksoi se ndërtimi i objekteve moderne të shkollave në Skenderaj është parakusht për vazhdimin e rritjes së cilësisë në arsim.

Ndërkohë punimet në ndërtimin e objektit po vazhdojnë me intensitet të shtuar dhe pa pengesa.

Objekti i ri i shkollës “Dëshmorët e Qyqavicës” i shtohet listës së objekteve moderne shkollore të ndërtuara në Skenderaj viteve të fundit.

Në fushën e investimeve në arsim, në vitin 2017, Komuna e Skenderajt me financimet vetanake do të nisë edhe ndërtimin e objektit të ri të shkollës në Makërmal dhe do të renovojë objektin e shkollës në fshatin Morinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …