Pensionistët: Kërkesa për dëshmi se jemi gjallë është cenim i dinjitetit

Pensionistët: Kërkesa për dëshmi se jemi gjallë është cenim i dinjitetit

Pensionistët kanë thënë se kërkesa që ju bëhet atyre për të dëshmuar se janë gjallë është cenim i dinjitetit të tyre. Ata kanë thënë se kjo është fyese dhe e padurueshme për raste të caktuara. Pensionistët kanë përkujtuar se ka raste kur ka njerëz të sëmurë, të paralizuar ose me karroca invalidore dhe është e pamoralshme të kërkohet nga ata që të lajmërohen nëpër institucione përkatëse për të dëshmuar se janë gjallë. Nga ana tjetër, në ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti është paraparë që pensionistët të lajmërohen çdo gjashtë muaj që janë gjallë. Edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka thënë se kjo është cenim i dinjitetit të pensionistëve. Ai ka thënë se është një mundësi që Qendrat për Punë Sociale të cilat janë në të gjitha komunën, të bëjnë vizita tek familjet nëse dëshirojnë që të arsyetojnë se nëse një person është në jetë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …