Zyrtarë të Doganave të Kosovës kanë deklaruar se buxheti i shtetit është duke u dëmtuar shumë nga kontrabandimi i mallrave, kryesisht nga nafta, alkooli dhe duhani. Niveli i lartë i hyrjes së mallrave në tregun e Kosovës duke iu shmangur detyrimeve doganore, ka krijuar konkurrencë të padrejtë në treg, njëherësh ka vështirësues tej mase veprimtarinë e disa bizneseve, veçanërisht ka dëmtuar industrinë e prodhimit, knaë tërhequr vërejtjen zyrtarët e Doganave të Kosovës. Edhe ekspert të ekonomisë është thënë se mallrat e kontrabanduara përveç se dëmtojnë buxhetin e Kosovës, i cili është i varur kryesisht nga të hyrat doganore, ndikojnë negativisht edhe te prodhuesit vendor. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërgjaliu ka tërhequr vërejtjen se sipas institucioneve financiare ndërkombëtare, vlera e kontrabandës për vitin 2015 dhe 2016 ka arritur në një miliard euro.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …