Zgjedhjet në Kosovën veriore

Zgjedhjet për kryetar të Serbisë po të zhvillohen edhe në disa lokalitete të Kosovës të banuara me serb

Sot mbahen zgjedhjet për kryetar të Serbisë, të cilat do të organizohen edhe në disa lokalitete të Kosovës të banuara me popullatë serbe. Ato po zhvillohen me leje të Qeverisë së Kosovës dhe nën monitorimin e OSBE-së e cila ka bërë të ditur se do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, duke hapur katër qendra grumbullimi dhe degë përkatëse nëpër Kosovë me prani të stafit të OSBE-së. “Kemi bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote”, ka njoftuar OSBE. Qendrat e votimit për serbët e Kosovës do të hapen në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 20:00

Kontrolloni gjithashtu

Nuk gjendet kutia e votimeve për projektin e sheshit, “Adem Jashari”, në Prishtinë

Projektet e parakualifikuara në Konkursin Ndërkombëtar për sheshin monumental në nderim të sakrificës së Adem …