Kuvendi i Komunës së Kaçanikut ka mbajtur mbledhjen e tretë me radhë të cilën e ka udhëhequr Kryesuesi i Kuvendit Xhelal Gashi, ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi.
Anëtarët e Kuvendit Komunal me shumicë votash, miratuan Raportin Financiar për Vitin 2016, të cilin raport e prezantoi Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Bahri Selimi. Drejtorit Selimi tha se pasqyrat vjetore financiare janë përgatitur sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit bazuar në para të gatshme, përfshirë të gjitha shënimet për vitin e përfunduar me 31.12.2016 dhe në përputhje me të gjitha obligimet raportuese që dalin nga Ligji Nr.03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe përgjegjësive. Drejtori Selimi tha se që nga paslufta është arritur progres i veçantë në realizimin e të hyrave vetanake dhe ekzekutimin e lartë të buxhetit në veçanti te ekzekutimi i mjeteve nga granti qeveritarë. Realizimi i të hyrave për periudhën janar-dhjetor 2016 është realizuar për 90% apo shuma e inkasuar prej 632,563.00 € nga gjithsej planifikimi vjetorë në shumë prej 709,672.00 €. Ndërsa ekzekutimi i buxhetit sipas Kategorive Ekonomike sipas burimeve të mjeteve nga Granti Qeveritarë duket kështu:
-
Pagat dhe mëditjet 99.77 %
-
Mallra dhe shërbime 99.95%
-
Shpenzime komunale 99.95%
-
Subvencione dhe transfere 100% dhe
-
Shpenzimet kapitale 99.99 %