????????????????????????????????????

Begaj priti udhëheqësin e KREK-ut Avdullah Hasanaj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe drejtoresha për rini, Blerta Krasniqi, kanë pritur udhëheqësin e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasanaj, me të cilin kanë biseduar për projektin e këtij këshilli, lidhur me reformën në administratën publike, me gjeneratën e re. Projekti i këtij këshilli, është “Rini në administratë, Fuqi për të ardhmen”.

Hasanaj, e ka njoftuar kryerin Begaj dhe drejtoreshën Krasniqi, me projektin e tyre, që sipas tij, bëhet në bashkëpunim dhe në harmoni me Bashkimin Evropian dhe bëhet në kuadër të Kuvendit të Kosovës, ndërsa i tërë projekti do të zgjasë rreth dymbëdhjetë muaj, ku përfshihen një varg aktivitetesh, që lidhen me këtë projekt.

Kryetari Begaj, ka bërë të ditur se si komunë, e përkrahin rininë në aktivitetet e tyre, si dhe mundohemi që përmes aktiviteteve të komunës, të krijomë kushte që rinia të mbetet këtu, dhe ti shprehin dhe realizojnë idetë e tyre në raport me zhvillimin e vendit dhe fuqizimin e rinisë në përgjithësi.

Drejtoresha Blerta Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë, për fuqizimin e të rinjve që punojnë në administratën publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …