leoni

KFC bënë me restorant të vetin edhe qytetin e Mitrovicës

Brendi i njohur botëror i restoranteve ushqimore KFC, ka hapur në Mitrovicë restorantin e tretë me radhë në Kosovë. Në inaugurimin e këtij restoranti kanë marrë pjesë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe shumë personalitete tjera publike të Kosovës.

Pronari i kësaj Kompanie në Kosovë, Fatmir Zymberi, në fjalën e tij inauguruese, fillimisht ka falënderuar komunën e Mitrovicës për përkrahje dhe realizimin me kohë të të gjitha kërkesave ligjore të parashtruara nga ai.

“Unë me këtë rast dua të falënderoj kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë kompanisë tonë për hapjen e këtij restoranti. Nuk është e rastësishme hapja e restorantit të tretë në Mitrovicë, pasi që kjo është vendlindja ime dhe jam i lidhur me qytetarët e këtushëm.

Nga tani, ju kryetar Bahtiri i llogaritni 30 punë kërkues më pak nga evidencat tuaja, pasi që ata kanë filluar punën në restorant. Ne në Kosovë kemi punësuar edhe 100 punëtorë të tjerë, ndërsa që deri në fund të këtij viti do të rrisim këtë numër në 190 të punësuar”, tha ndër të tjera Zymberi.

Kryetari Bahtiri, pasi uroj dhe falënderoi pronarin Fatmir Zymberi për kontributin dhe punën e palodhshme për të hapur restorantin e tij edhe në Mitrovicë, tha se është i lumtur që në Mitrovicë po inaugurohet objekti bashkëkohor i rrjetit të restoranteve me nam botëror të KFC.

Ai tha se hapja e këtij objekti në Mitrovicë po bëhet falë përkushtimit të pronarit të biznesit, Fatmir Zymberi, i cili zgjodhi që edhe qytetarëve të Mitrovicës, me të cilët është shumë i lidhur, të ju ofroj specialitete ushqimore të rrjetit të restoranteve të KFC-së,  të njohura  në tërë Botën për shijen dhe kualitetin e lartë.

“Investimi i Zymberit  për hapjen e këtij restoranti po bëhet në kohën kur në Komunën e Mitrovicës është krijuar një klimë shumë e përshtatshme dhe kushte të mira për investime në të gjitha fushat, duke ndjekur kështu shembullin e 20 investitorëve tjerë, të cilët gjatë këtij viti kanë filluar realizimin e projekteve të ndryshme prodhuese dhe shërbyese në komunën tonë. Investitori, z. Zymberi, me realizimin e këtij projekti  po i kontribuon fuqishëm zhvillimit ekonomik të komunës së Mitrovicës dhe zbutjes së problemit të papunësisë, pasi që ai tashmë veç i ka punësuar 30 të rinj e të reja, për çka ne i jemi mirënjohës”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, u shpreh të jetë shumë falënderues ndaj pronarit Zymberi dhe gjithë diasporës, për investimet e tyre në Kosovë, me çka po e ndihmojnë zhvillimin e saj ekonomik.

”Diaspora jonë ka filluar të marrë një mision të ri, që të investojë në Kosovë dhe kështu të kontribuoj në uljen e papunësisë, por që dhe në këtë mënyrë të ndihmojë edhe qeverinë e vendit. Kur është fjala për Mitrovicën, mund të thuhet se ajo po bëhet një mjedis serioz ku mund të investohet”, tha ndër të tjera Ministri Abrashi.

Pas inaugurimit të restorantit, pronari Zymberi kishte përgatitur specialitetet ushqimore të brendit për të gjithë qytetarët e Mitrovicës që ishin të pranishëm në solemnitet, numri i të cilëve ishte i madh.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …